360 VIRTUAL
DOKUMENTARI

Ballkani i heshtur” është një dokumentar e veçantë i shkruar e drejtuar nga Andreas Apostolides, i bazuar në forografitë e filmat e parë të Ballkanit.

Filmi eksploron jetët e njerëzve të thjeshtë në mes të ndryshimeve dramatike që transformuan Ballkanin në kapërcyellin e shekullit të 20-të: përpiqet të shpjegojë se si mori fund bashkëjetesa etnike e fetare e popujve të ndryshëm të Perandorisë Osmane, me ngritjen e nacionalizmit e konfliktit pas pothuaj katër shekujsh.

“Ballkani i Heshtur” përfshin arkiva filmike të rralla nga gjithë Europa e Ballkani, si edhe intervista me Mark Mazoëer (Universiteti Columbia), Christina Koulouri (Universiteti Panteion, Athinë), Halil Berktay (Universiteti Sabanci, Stamboll), Irena Stefoska (Universiteti St. Cyril e Methodius, Shkup), Machiel Kiel, Radina Vucetic (Universiteti i Beogradit), Frashër Demaj (Instituti i Historisë, Prishtinë), Alexei Kalionski (Universiteti i Sofias), Dimitris Livanios (Universiteti Aristotel i Selanikut).

Dokumentari do të shfaqet në mjediset e ekspozitës gjatë ditës. Transmetime të veçanta mund të organizohen duke kontaktuar partnerë lokalë apo muzeume.

Gjithashtu dokumentari do t’i shpërndahet shkollave, bashkëngjitur planeve mësimore të përgatitura enkas. Ai gjithashtu do të transmetohet edhe nga kanale televizive të vendeve të Ballkanit, me rastin e 100 vjetorit të shpërthimit të Luftrave Ballkanike (2012-2013).