include('control/inc/access.php'); include('control/mod/functions.php'); include('config.php'); ?>
ANJË HISTORI BALLKANASE
Prania otomane në Ballkan zgjati nga shekulli i 14-të deri në shekullin e 20-të. Në disa rajone kjo prani ishte e vazhdueshme, në të tjera me shkëputje (si psh. në Morea), por ka edhe zona të tjera që asnjëherë nuk vuajtën pushtimin otoman (si psh. Ishujt e Jonit edhe brigjet Dalmate). Megjithatë, pothuajse për të gjithë popullsinë e Gadishullit të Ballkanit, shekujt otomanë kanë qënë një pjesë e rëndësishme e eksperiencës së tyre historike. Deri diku, në çdo vend kjo histori është e panjohur, ose e njohur nën perspektiva të ndryshme. Kjo vjen për shkak të faktit që popujt e krishterë të Ballkanit krijuan kombshtetet e tyre përmes konflikteve, kryesisht të natyrës ushtarake, me Perandorinë Otomane. Këto konflikte nxorrën dukshëm në pah një dallim fetar midis të krishterëve e myslimanëve. Në të njëjtën kohë, pëlqimi i modelit perëndimor europian çoi në zhvlerësimin e rëndësisë kulturore të shekujve otomanë. Ndërkohë Perandoria Otomane identifikohej me “prapambetjen” kulturore e konsiderohej nga të gjithë brezat pasardhës si një “trashëgimi e padëshirueshme”. Sidoqoftë, për rreth 600 vjet, të krishterët, myslimanët e hebrenjtë jetuan së bashku në zona urbane dhe rurale, punuan tokat, mbajtën dyqanet e njëri tjetrit, u takuan, edhe u argëtuan në pazare e kafene. Sigurisht që shoqëria otomane ishte një shoqëri hierarkie edhe diskriminimi midis sunduesve e subjekteve. Për reayas [subjektet e taksueshme], jeta e përditshme kishte anën e saj mizore, konfliktet e vështirësitë e saj. Sot, kujtesa e kësaj periudhe qëndron e strukur nëpër godinat që kanë ndryshuar përdorim, ose është venitur tërësisht për shkak të moskokçarjes e shkatërrimit. Por, pavarësisht gjendjes së tyre, të rrënuar apo të ruajtur, godinat e periudhës Ootomane, private ose publike, krishtere, myslimane apo hebreje, qëndrojnë si dokumenta të një historie të përbashkët – të historisë që kanë jetuar njerëzit e Ballkanit për nja gjashtë shekuj. Fotografitë e kohës të këtyre monumenteve na japin mundësi të shikojmë trashëgiminë otomane në një dritë tjetër, të rivizitojmë të shkuarën tonë të përbashkët e të tregojmë Legjendën tonë Ballkanase.PUSHTIMI
Janë të shumtë ata që besojnë se Ballkani u pushtua nga otomanët pas rrëzimit të Konstandinopolit më 1453. Pavarësisht nga kjo, e vërteta është që një pjesë e madhe e Gadishullit të Ballkanit kishte qënë e pushtuar që në shekullin e 14-të, edhe Sulltanët kishin lartësuar pallatet e tyre në tokë europiane, në Adrianopol (Edirne), që në fillimet e vitit 1360. Pavarësisht rrëmujës e destabilizimit si pasojë e humbjes së tyre në Luftën e Ankarasë (1402) nga Tamerlane, otomanët e kompletuan përfundimisht pushtimin e tyre të Ballkanit nga fundi i shekullit të 15-të. Ata u përpoqën të pushtonin Vienën dy herë, në 1529 edhe në 1683, por përfundimisht hovi i tyre pushtues në Europë hasi në një ndalesë të plotë përpara mureve të qytetit. Përmes zgjerimeve të saj territoriale, nga shekulli i 14-të deri nga fundi i shekullit të 17-të, mbretëria nomade e dinastisë osmane u bë nje perandori islamike globale, që i vuri vetes si detyrë të ndiqte një luftë të shenjtë kundër perëndimit të krishterë. Në kulmin e saj, nën sundimin e Sulejmanit të Mrekullueshëm, Perandoria Otomane shtrihej nga Danubi deri në Nil. Ballkani ishte një pjesë e rëndësishme e kësaj perandorie për gjashtë shekuj. Otomanët shtriheshin në Ballkan në perëndim, drejt Rrugës së lashtë romake Egnatia, që, nëpërmjet Serres e Monastirit (Bitola), të nxirrte në brigjet shqiptare, ashtu si edhe në veri, drejt Philippoupolis (Plodviv) dhe Sofies, deri në Beograd. Popullsitë myslimane nga Anadolli i shkonin pas ushtrive edhe vendoseshin në territoret e pushtuara. Konvertimi në islam, me hir apo me pahir, dhe shpërnguljet e popullsisë ngadalë, por radikalisht, ndërruan profilin demografik të Gadishullit Ballkanik. Në të njëjtën mënyrë dramatike ndryshonte edhe peisazhi në qytetet e Ballkanit me pushtimin otoman. Sapo otomanët pushtonin një qytet, ata transformonin kishat e mëdha në xhami, ose ndërtonin xhami të reja, madhështore me minare të larta, si edhe ndërtesa të tjera “publike” (bedestene [pazare të mbuluara], hamame [dhoma zhveshjeje], imarete [kuzhina publike], karavansaraje [hane]). Peisazhi urban i Ballkanit tashmë mori pamje “otomane”, duke reflektuar realitetin e ri politik. Në të vërtetë otomanët kërkonin ta bënin pushtimin ‘të dukshëm”.DUKE JETUAR SË BASHKU
Perandoria Otomane u rrëzua përfundimisht në vitin 1923. Vendin e saj e zuri Republika Turke, përkrah një rradhe komb-shtetesh që ishin krijuar dora dorës që nga shekulli i 19-të. Të gjitha shtetet Ballkanike, ashtu si edhe Turqia Qemaliste moderne, synonin të çrrënjosnin kujtimin e Perandorisë Otomane e të diferenconin veten nga çka ishte “Otomane”, që konsiderohej e papwrshtatshme për modernizimin dhe “progresin”. Nxitja e karakteristikave dalluese kombëtare në çdo kombshtet solli fshirjen e trashëgimisë shumë-etnike otomane. Për më tepër ideali i homogjenitetit kombëtar çoi në asimilimin apo në fshehjen e diversitetit. Ky zhvillim u inkurajua nga ndryshimet e mëdha demografike që ndodhën në Gadishullin e Ballkanit në shekujt e 19-të e 20-të. Luftërat, migrimi e shkëmbimi i popullsisë, ndryshoi në mënyrë dramatike e të dhunshme peisazhin urban edhe rural. Në disa rajone, nuk kishte më myslimanë që të përdornin xhamitë. Në të tjera, manastiret ortodokse ishin braktisur. Lufta e Dytë Botërore edhe Holokausti e shpunë drejt një fundi tragjik praninë e vjetër shekullore të komuniteteve Hebre në Ballkan. Sinagogat e lagjet Hebre ishin shkretuar. Katastrofa natyrore, të tilla si tërmetet e zjarret, shkatërruan lagje të tëra, të cilat nuk u rindërtuan asnjëherë, ose u rindërtuan, por me pamje të re moderne. Shëtitoret e mëdha e plani i ri urban i qyteteve të Ballkanit zëvëndësuan rrugicat e vjetra të vogla otomane; godina apartamentesh i zunë pamjen imareteve e turbeve (varre), ndërsa xhamitë, të zhveshura nga minaret e tyre të larta, humbën në një ambjent të ngjeshur urban. Megjithatë, kujtesa e periudhës otomane ekziston akoma: në emrat e vëndeve, të cilat i rezistojnë përpjekjeve për ndryshime nga autoritetet qëndrore; në vëndet e adhurimit fetar, të tilla si xhamitë, sinagogat e teqetë që vazhdojnë të përdoren; viteve të fundit edhe në aktivitetet me natyrë informuese, të organizatave kombëtare e vendore për të ruajtur një trashëgimi historike që është duke u rivlerësuar.ADHURIMI
Gjatë shekujve otomanë, feja përfaqësonte një element kyç jo vetëm të identitetit të njerëzve, por edhe të jetës së tyre të përditshme. Ngjarje me karakter shoqëror të lidhura me lindje, martesa e vdekje, praktika dietash, mënyrat e mendimit edhe të të bërit të gjërave ishin të gjitha pazgjidhshmërisht të lidhura me fenë. Kjo është një arsye pse vendet e adhurimit e manifestimit fetar ishin pika referimi në qytetet otomane. Shteti otoman ishte padyshim islamik, i mbështetur gjërësisht në Ligjin e Shenjtë Islamik (sheriati). Por, që ky shtet i madh shumë-etnik të funksiononte, ishte e nevojshme të përfshiheshin edhe jo-myslimanët e të njiheshin drejtuesit e tyre fetarë. Sheriati i lejoi të krishterët e hebrenjtë të riparonin kishat dhe sinagogat e tyre, por jo të ndërtonin të reja. Për çdo riparim ishte e nevojshme leja nga autoritetet otomane, nga një gjykatës vendor (kadi) ose edhe nga administrata qëndrore në Stamboll. Sidoqoftë, në praktikën aktuale, shteti otoman tregoi një realizëm e fleksibilitet, kështu që kisha e sinagoga të reja u ndërtuan, pavarësisht nga ndalimi zyrtar. Gjithashtu, në nivele vendore kishte një mundësi të madhe për adaptim. Por, në të njëjtën kohë ndodhnin edhe veprime agresive kundër feve të tjera nga fanatikët ulema [Nxënës myslimanë të ligjit të shenjtë e teologjisë] apo nga zyrtarë të lartë otomanë. Kishte armiqësi, veçanërisht kundër katolikëve, pasi Papa konsiderohej si armiku më i madh i sulltanit. Vetëm pas luftërave të 1683-99 me Hasburgun autoritetet otomane ndryshuan qëndrimin e tyre. Sidoqoftë, në shekullin e 19-të, me Reformat e Tanzimatit dhe me liberalizimin e politikave fetare, u ngritën shumë më tepër kisha, duke përfshirë edhe ato Katolike. Ekzistenca e përbashkët e komuniteteve fetare të ndryshme reflektohej nga xhamitë, kishat dhe sinagogat. Një tjetër prani e rëndësishme ishte ajo e urdhërave të dervishëve, jeta e të cilëve vërtitej brënda banesës së tyre, teqesë. Ky ishte një version mistik e popullor i islamit që u bë shumë popullor edhe në Ballkan.MODERNIZIMI
Shekulli i 19-të ishte koha e Tanzimatit, që ishin reformat e ndërmarra midis viteve 1839 e 1876 nga sulltanët Abdylmexhid e Abdylaziz, të cilët synonin të krijonin një shtet modern sipas modeleve Europiane. Kontakti me Europën Perëndimore, zakonet e kultura e saj kishin filluar të ndikonin tek banorët e Perandorisë Otomane shumë kohë më parë. Në veçanti, tregtarët dhe nxënësit e krishterë të cilët udhëtonin në Europën Perëndimore, ktheheshin me shumë ide e modele të reja në valixhet e tyre. Ndryshimet drastike që ndodhën në Europën e shekullit të 18-të në ekonomi, shoqëri e politikë bënë jehonë në një Perandorinë Otomane që, ndërsa po mundohej të konsiderohej si e barabartë me shtetet Europiane, vazhdonte të vendoste një sundim absolut mbi subjektet e saj. Në të vërtetë, modernizimi otoman u nxit nga lindja e lëvizjeve kombëtare ballkanike, veçanërisht nga Lufta Çlirimtare Greke. Ideologjia nacionaliste, institucionet parlamentare, ushtria moderne që luftonte për mëmëdhenë, administrata qëndrore, ishin të gjithë elementë të shtetkombeve Europiane të shekullit të 19-të. Për t’ju kundërvënë gjithë këtyre zhvillimeve ndërkombëtare e vendore, Perandoria Otomane vuri në jetë ideologjinë e “Otomanizmit”, pjesmarrje e barabartë e myslimanëve dhe jo-myslimanëve, që është një element që devijonte qartësisht nga Sheriati. Megjithatë, ndryshimet ishin shumë më të gjëra e më të thella. Motorri me avull, bankat, hekurudhat, fabrikat, telegrafi, të gjitha e transformuan jetën e myslimanëve e jo-myslimanëve nëpër qytete. Edhe vetë peisazhi në Perandorinë Otomane ndryshoi në mënyrë drastike. Trende të reja në arkitekturë, pikturë e muzikë, të ndikuara nga Perëndimi, pwrfshinë gjithë Perandorinë. Gjithashtu edhe prezenca publike e grave ndryshoi. Mësuese gra myslimane u punësuan në shkollat për vajza. Porta e Lartë tani vendosi si qëllim edukimin e gjërë sipas modeleve perëndimore. Deri diku, modernizimi do të thoshte Perëndimizim. Kullat e Sahatëve mund të konsiderohen si personifikim i modernizimit në zonat urbane. Të ngritura spikatshëm në mënyrë që të shiheshin nga çdokush, ato reflektonin ndryshimin radikal në perceptimin e kohës në krahasim me matjen tradicionale që bëhej me thirrjen e imamit për falje nga minaret. Për të festuar 25 vjetorin e sundimit të Abdylhamitit II, u ndërtuan më shumë se 100 sahate në të gjithë Perandorinë Otomane (1901-3).HARRESA DHE PËRKUJTESA
Perandoria Otomane u rrëzua përfundimisht në vitin 1923. Vendin e saj e zuri Republika Turke, përkrah një rradhe komb-shtetesh që ishin krijuar dora dorës që nga shekulli i 19-të. Të gjitha shtetet Ballkanike, ashtu si edhe Turqia Qemaliste moderne, synonin të çrrënjosnin kujtimin e Perandorisë Otomane e të diferenconin veten nga çka ishte “Otomane”, që konsiderohej e papwrshtatshme për modernizimin dhe “progresin”. Nxitja e karakteristikave dalluese kombëtare në çdo kombshtet solli fshirjen e trashëgimisë shumë-etnike otomane. Për më tepër ideali i homogjenitetit kombëtar çoi në asimilimin apo në fshehjen e diversitetit. Ky zhvillim u inkurajua nga ndryshimet e mëdha demografike që ndodhën në Gadishullin e Ballkanit në shekujt e 19-të e 20-të. Luftërat, migrimi e shkëmbimi i popullsisë, ndryshoi në mënyrë dramatike e të dhunshme peisazhin urban edhe rural. Në disa rajone, nuk kishte më myslimanë që të përdornin xhamitë. Në të tjera, manastiret ortodokse ishin braktisur. Lufta e Dytë Botërore edhe Holokausti e shpunë drejt një fundi tragjik praninë e vjetër shekullore të komuniteteve Hebre në Ballkan. Sinagogat e lagjet Hebre ishin shkretuar. Katastrofa natyrore, të tilla si tërmetet e zjarret, shkatërruan lagje të tëra, të cilat nuk u rindërtuan asnjëherë, ose u rindërtuan, por me pamje të re moderne. Shëtitoret e mëdha e plani i ri urban i qyteteve të Ballkanit zëvëndësuan rrugicat e vjetra të vogla otomane; godina apartamentesh i zunë pamjen imareteve e turbeve (varre), ndërsa xhamitë, të zhveshura nga minaret e tyre të larta, humbën në një ambjent të ngjeshur urban. Megjithatë, kujtesa e periudhës otomane ekziston akoma: në emrat e vëndeve, të cilat i rezistojnë përpjekjeve për ndryshime nga autoritetet qëndrore; në vëndet e adhurimit fetar, të tilla si xhamitë, sinagogat e teqetë që vazhdojnë të përdoren; viteve të fundit edhe në aktivitetet me natyrë informuese, të organizatave kombëtare e vendore për të ruajtur një trashëgimi historike që është duke u rivlerësuar.