PROGRAMET MËSIMORË

Programet mësimorë të projektit kanë si qëllim të frymëzojnë fëmijët e moshës shkollore nga 7-18 vjeç, për t’u angazhuar me historinë e vendeve ballkanike e për të përmirësuar të kuptuarit e historisë, fotografisë, arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe arkivat e filmit e fotografisë.

Burimet që mund të shkarkohen nga interneti ndihmojnë mësuesit e shkollave të gjallërojnë mësimet në klasë me aktivitetet e selektuara, të përgatisin vizitën e shkollës së tyre apo për të inkurajuar studentët të eksplorojnë burimet e tyre në mënyrë të pavarur.

Për këtë qëllim është organizuar edhe një site i aktiviteteve mësimore nga partnerët e projektit.

Athinë, Muzeu i Artit Popullor Grek (MELT): MELST ofron vizita të shoqëruara me guidë si edhe vizita shkolle të organizuara nga vetë ata në Hamamin e Erërave në Plaka.

Informacionet dhe rezervimet mund të bëhen në Drejtorinë Arsimore të Muzeut të Artit Popullor Grek Tel: +30 210 3239813, E-mail: tep.melt@culture.gr
Për ambiente të tjera, do të jepen informacionet së shpejti.