360 VIRTUAL
A BALKAN TALE

Të dhënat e kohëve të fundit tregojnë që trashëgimia kulturore e Periudhës Osmane në vendet e Ballkanit është në rrezik, edhe që konfliktet etnike e fetare vazhdojnë të kërcënojnë rajonin.

“Një Legjendë Ballkanase” trajton këto çështje: të stimulojë debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkëekzistence etnike, si edhe të kontribuojë për aksesin publik edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Është një projekt mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve mylsimane, të krishtera e hebre në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë fitues çmimesh nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana.

Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një skuadër historianësh me emër të të gjithë rajonit, një dokumentar, me programe edukativë, me eskursione historike e konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve.

Gjithashtu ekspozita shoqërohet me një sfond tingujsh, me aroma të periudhës osmane ashtu sikundërse me katalogë me ngjyra në anglisht, që mund të blihen në hapësirën e ekspozitës.

Vizitorët mund të përdorin kodin QR për të lidhur smartphonët e tyre me ëebsitin, për të patur më tepër informacion e fotografi.

Për programin e hapjes së ekspozitës nëpër vendet e Ballkanit e në Europë, ju lutem shihni kalendarin.

“Një Legjendë Ballkanase” është një projekt i Institutit Goethe, i realizuar me ndihmën financiare të Komunitetit Europian. Anemon është supervizori, në bashkëpunim me më shumë se 10 NGO dhe organizata shtetërore, si edhe në bashkëpunim me një skuadër historianësh të drejtuar nga Profesor Christina Koulouri.

Ky projekt u realizua me ndihmën financiare të Komunitetit Europian. Përmbajtja e këtij ëebsite është vetëm në përgjegjësinë e Institutit Goethe e në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pozicionit të Komunitetit Europian.